“Rreziku nga korrupsioni politik dhe ndikimi politik është më i larti. Më tej vijon rreziku nga mosndëshkimi dhe pakënaqësia nga gjykatësit. Ato janë rreziqet themelore, të cilat duhet t’i mënjanojmë”. Këtë e porositi kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska.
Ivanovska tha se bartësit e funksioneve publike duhet të jenë të vetëdijshëm se sistemi duhet të funksionojë, pa dallim nëse ata janë në krye të tyre ose jo.
“Duhet normalisht të funksionojë, të ekzistojë sistem i vlerave që ta zgjedhin cilësinë më të mirë, e jo të jenë ata persona të afërm të tyre, pa dallim nëse janë lidhjet familjare ose partiake. Duhet të sigurohet mënyrë për zgjehdje të njerëzve, të cilët do të jenë më të mirët në atë pozitë. Njeriu i duhur në vend të vërtetë, pasi njerëzit e ndërtojnë shoqërinë”, tha Ivanovska.
Kryetarja e KSHPK kërkoi nga Qeveria e re që me shembullin e saj, para së gjithash, të kontribuojë për ndryshim të perceptimit.
“Nëse ndonjë funksionar heqë dorë nga privilegjet e tij, heqë dorë nga keqpërdorimet e mjeteve shtetërore ose megjithatë nga punësimi i njerëzve të afërt të tij, por në kabinetin e tij vendos njerëz që e meritojnë atë vend dhe do të kontribuojnë me diturinë e tyre profesionale që ai institucion të përparojë, mendoj se atëherë kemi ndonjë shpresë”, vlerëson Ivanovska.