Një fëmijë ka rënë nga kati i dytë i një shkolle në Pejë, nuk dihet gjendja e tij!


Një fëmijë ka rënë nga kati i dytë i një shkolle në Pejë.

Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se ai është dërguar për në spital ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore

I kontaktuar nga lajmi.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova deklaroi se fëmija për shkak të lëndimeve të rënda është nisur për në QKUK.

“Sot rreth orës 12:10 policia është informuar se një fëmijë (nxënës) ka rënë nga kati i dytë i shkollës. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje. Fëmija është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë dhe nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka thënë ai.