Bartën rreth dy mijë kufoma të viktimave me COVID-19, mos-përputhje e shifrave të vdekjeve ditore mes kompanisë dhe MSH-së!


Që nga fillimi i vitit të kaluar, automjeti për bartjen e kufomave është parë në Klinikën Infektive të QKUK-së më shpesh se kurrë. Rreth 2 mijë kufoma të personave të vdekur nga Covid-19 në gjithë vendin janë bartur nga kompania “Funerali”, e kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan lajmi.net.

Gjatë 24 orëve ekipet për bartjen e kufomave janë në dispozicion, por sipas Blerim Nreci nga kjo kompani, gjithçka bëhet duke përcjellur një procedurë.