Omicroni është një ndër variantet mbizotërues në rritjen e numrit të rasteve të reja me Covid në Greqi. Në raportin e fundit të shëndetësisë bëhet me dije se janë konfirmuar të infektuar me Covid 27 766 raste të reja dhe kanë humbur jetën 85 persona.
Në raportin e fundit thuhet se në gjendje të rëndë në intubim vijojnë që të jenë 654 pacientë.
Ndërkohë ajo që vlen të theksohet është se vetëm nga vetë testimet në shkolla pas rihapjes nga pushimet e festave kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 15.547 raste.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Greqi janë konfirmuar me Covid në 1.535.382 nga të cilët 49.9% janë meshkuj, mes të cilëve kanë humbur jetën 21,479 pacientë të cilët kishin sëmundje themelore dhe ishin mbi 70 vjeç.