Familjarët e 3 vjeçarit i cili humbi jetën pasi u mbyt në rrethana ende të paqarta në kopshtin “Flatrat e Dijes” në Fier kërkojnë drejtësi për djalin e tyre pasi nuk besojnë që është mbytur aksid*entalisht.
Të prekur dhe në lot, nëna dhe daja i djalit thanë se nuk janë të kënaqur me hetimet dhe kërkojnë takim me prokurorin gjë që deri tani nuk ka qenë e mundur.
Daja: Asnjë prind mos e paftë këtë hall që na ka rënë, e çuam fëmijën në çerdhe si të tjerët na vjen lajmi se na i kishin vrarë fëmijët, na e kanë mbytur na thanë, gjoja është mbytur fëmija vetë.