Infektologu i Klinikës për Sëmundje Infektive dhe Febrile, Dr.Ilir Demiri, bëri apel tek qytetarë që të vazhdojnë të respektojnë masat për mbrojtjen nga koronavirusi dhe të vaksinuarit me vaksinë kineze të marrin një dozë të tretë të Pfizer.
“Fillimisht, përdorni mbrojtje. Ata që kanë simptoma duhet t’i kursejnë njerëzit e tyre të dashur. Është tjetër gjë të vaksinohen ata që nuk janë vaksinuar, të përsëritet doza e tretë, veçanërisht popullata që është vaksinuar me vaksina kineze, të marrë një dozë të tretë të Pfizer, sepse ka rezultuar më e suksesshme”, theksoi Demiri.
Në pyetjen se se cila është pasqyra klinike e Omicron Demiri tha se kam ndaluar së besuari atë që thonin të tjerët shumë kohë më parë, derisa të përballemi vetë me të.
“E di që është shumë më e lehtë për t’u transmetuar dhe masat duhet të respektohen shumë më tepër”, tha mjeku Demiri.