Fero: Unë jam artist, unë nuk mundem me vesh rroba që kushtojnë 100 apo 200 euro!

Rep Artisti i njohur kosovar Fero së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin kosovar ‘Mirage’.

Fero në këtë intervistë ka deklaruar se ai kur ishte pjesë e kompanisë ‘On Records’ kishte fituar vetëm 30 % të parave nga koncertet.

Unë jam larguar nga kompania sepse nuk jam kanë i kënaqur me pagesën, neve aty na kanë paguar vetëm 30 % nga fitimi i koncerteve, ne nuk kemi fituar as nga YouTube e as nga platformat tjera.

Unë bro kom obligime (I drejtohet gazetarit me bro) unë nuk mundem me vesh tesha (rroba) 100 apo 200 euro unë jam artist’ përfundoi Fero.