NPK Tetovë njofton se në këto vende nuk do të ketë ujë për shkak të punimeve në sanimin e defektit!


NPK Tetovë para pak minutash ka postuar një postim në faqen e tyre zyrtare në fejsbuk ku kanë lajmëruar për defektet e ujësjelljes të Leshnicës defekt i cili ishte sanuar, por njëashtu më pas ishte lokalizuar edhe një defekt tjetër dhe se si pasojë sasia e ujit me bunarët nuk është e mjaftueshme për furnizim normal dhe kështu që nga ora 00:00 deri në ora 05:00 do të bëjnë restrikcion, përcjell Pa Censurë.

Postimi i plotë: “INFORMIM! Të nderuar,
Më datë 05.01.2022 në rrjetin ujësjellës të Leshnicës ndodhi një defekt për të cilin u angazhaum dhe të nesermën defekti u sanua , më pas duke vërejtuar uljen e sasisë së ujit u lokalizua edhe një defekt tjeter si pasoje e rëshqitjes së një pusete kontrolluese të rrjetit ujësjellës që dërgon ujin nga burimi i Leshnicës deri te stacioni i filtrimit në Lisec.Sasia e ujit bashkë me bunaret arin deri me 160 l/s , sasi e cila nuk është e mjaftueshme për furnizimin normal dhe të barabartë për qytetarët tonë, kështu që gjatë natës jemi të detyruar të bëjmë restrikcion edhe atë nga ora 00:00 deri ne 05:00.Punëtorët tanë gjenden në teren dhe po mundohen që sa më shpejtë ta sanojnë defektin.
Ju falemenderojmë për mirëkuptim.” Përcjell Pa Censurë.