Tragjedia në Greqi i ka tronditur të gjithë.
Rreth 100 persona janë shkrumbuar nga zjarri, e qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Teksa të gjithë janë solidarizuar me shtetin fqinj, për të dhënë ndihmë e mbështetje këngëtari shqiptar B2N i ka shokuar të gjithë me një status në rrjetet sociale.
Ai u kujton grekëve një deklaratë të dikurshme kundër shqiptarëve, duke lënë të kuptohet se i është gëzuar kësaj tragjedie.