Mungesë e teknikëve shëndetësorë në spitale


Pacientët të cilët kanë mundësinë për të kuruar, shpeshherë përzgjedhin shërbimet e klinikave private, dhe kjo ndodh si pasojë e mangësive dhe mos shërbimeve adekuate të mirëfillta që ndoshta i ofrojnë shërbimet publike shëndetësore. Por jo secili qytetar, ka mundësinë e xhepit që të përzgjedhë oferta në përjashtim të shërbimeve publike shëndetësore dhe kjo bën që ata të u nënshtrohen atyre. Nga ana tjetër, pandemia e Kovid-19 nxori në pah nevojat dhe mangësitë e lëna mënjanë në shëndetësinë e vendit, pasi që ajo detyroi që Ministria e Shëndetësisë të paguaj bonuse shtesë për të vazhduar kontratat e punës të shërbimeve mjekësore dhe stafit administrativ për shkak të mungesës së stafit mjekësor.

Ndër kërkesat më të mëdha përveç stafit kadrovik të mjekëve dhe infermierëve ka qenë edhe mungesa apo kapaciteti i ulët i punonjësve ndihmës-pacientë. Po thuajse në secilin repart haset nga një punëtorë teknik shëndetësorë të cilët u dalin në ndihmë pacientëve, e kjo gjendje e ngjashme – për shembull – është në spitalin e Akusherik- Gjinekologjik në Shkup, po ashtu edhe në Toksikologji e kështu me radhë. Mjeku Bekim Tateshi sqaron se konform standardeve evropiane, shëndetësia në vend është tejet i ulët dhe nuk përmbush kapacitetet e shërbimeve ashtu sikurse duhet pasi që sipas tij dukshëm ndjehet nevoja që në spitalet publike të ketë shtim të stafit dhe kuadrit spitalor.

“Ka mungesë të personelit shëndetësorë, shumë pak prej atyre shërbimeve kanë qasje me pacientët, diku rreth 25 për qind kanë qasje direkte me pacientët dhe 75 për qind nuk kanë qasje me ta. Pjesa tjetër është më shumë punonjës administrator dhe kjo gjendje është në spitalet publike. Natyrisht, kjo ndodh si pasojë e ndërhyrjeve apo punësimeve partiake”, deklaron Tateshi.

Ndërkaq përpos deklaratave dhe reagimeve për kapacitete të pakta të personelit nëpër spitale, vitin që lamë pas, bëri që ministri aktual i shëndetësisë Venko Filipçe, të rritë pagat e stafit mjekësor dhe personelit të përbërë nga infermierët, teknikëve shëndetësorë, shoferë të urgjencës si dhe të administratorëve shëndetësorë. Edhe pse mjekët ankohen vazhdimisht që shërbimet spitalore të përforcohen me standardin e duhur, kjo kërkesë deri më tani nga MSH është hasur në vesh të shurdhër, ndërkaq nga ana tjetër eksodi ka prekur edhe shëndetësinë ku në numër të bollshëm mjekët por edhe infermierët marrin rrugën e ikjes drejt shteteve të Evropës.