Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Rahovecit, Bejtullah Deliu rrëfen momentet e tmerrit kur i biri është rrëmbyer nga fqinji i tij 51 vjeçar. Arsyeja është se tre fëmijë i kanë thyer xhamin e makinës, ndërsa fqinji ka zgjedhur të rrëmbejë djalin e Deliut.
Në “Shqipëria Live”, ka treguar se fqinji e ka mbyllur në oborrin e shtëpisë dhe kur fëmija ka tentuar të largohet, e ka kapur për fyti. Kjo e shqetëson Deliun, i cili thotë se është i irrituar dhe e cilëson të papranueshme faktin që e ka mbyllur fëmijën dhe ka tentuar të kapë 2 shokët e tij. Bejtullah Deliu: “Kishte shenja se e kishte kapur për fyti. E ka rrahur me kabllo. Kur ka tentuar të kalojë murin rrethues, e ka kapur fytin dhe kjo më ka irrituar më tepër. Ndonjë goditje të lehtë është e pranueshme. Atë natë jam takuar në dhomën tjetër dhe më kërkoi falje, më tha e di si je ndjerë si prind, dola jashtë kontrolli.”
Nuk them që e ka pasur personale me mua, familjen apo Orgesin.Ka tentuar të marrë 3 shokët. Qëllimi për mua është pa sens. Cili është qëllimi pas mbylljes në oborr? Më irriton fakti që nëse një 10 vjeçar e mbyll dhe vrapon pas tjerëve, nuk e kuptoj qëllimin për t’i mbyllur, çfarë ka dashur të arrijë. Ishin dy zyrtarë policorë që pse merresh me fëmijën? Mund të vije tek shtëpia ime dhe më tha nuk do kishe pranuar.Kjo është edhe më irrituese nëse ke inskenuar se si do të ishte po të më lajmëronte, ka zgjedhur ta marrë situatën në dorë vetë. Fakti i mbylljes me çelës, e izolon dhe e kap për fyti kur tenton t’ia mbathë nga muri dhe i thotë “tani do shohësh kush jam unë”, kjo është e papranueshme.