Kodra e Diellit regjistrohet me shtresën më të lartë të borës!


Mëngjesin e sotëm shtresa më e lartë e borës në vendin tonë është regjistruar në Kodrën e Diellit ndërkaq temperatura më e ulët është regjistruar në Berovë.

Sipas matjeve që ka realizuar mëngjesin e sotëm Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, në Kodër të Diellit shtresa e Borës arrin 24 cm, në Mavrovë 2 cm, ndërsa në Berovë është regjistruar temperatura më e ulët, respektivisht -2 gradë Celsius.

Në Kriva Pallankë dhe Tetovë është regjistruar temperaturë prej -1 gradë celcius.

Derisa në Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Strumicë, Lazaropole 0 gradë celcius.