Dy shtetas shqiptarë, një 25 vjeçar dhe një 34 vjeçare, janë arrestuar në doganën italiane të Chiassos. Ata po tentonin të kalonin në territorin e Zvicrës.
Sasia e madhe e drogës u gjet në kroskotin e makinës pas një kontrolli të ushtruar në makinën e tyre , Dy shtetasit shqiptarë, janë rezidentë në Shqipëri dhe po tentonin të hynin në Zvicër permes kufirit italian.
Ndaj tyre rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës.