Një mësuese në New York përfundon në pranga pasi vaksinoi një nxënës pa autorizim


Një mësuese në New York është vënë në pranga e cila akuzohet se vaksinoi kundër koronavirusit një nxënës të saj ndonëse nuk kishte asnjë kualifikim mjekësor.
Sipas policisë, mësuesja Laura Russo e vaksinoi nxënësin e saj të mitur në shtëpi, ndonëse nuk kishte asnjë autorizim të tillë nga autoritetet apo konsensusin e prindërve.

Tashmë nëse shpallet fajtore, mësuesja 54 vjeçare mund të dënohet me 4 vjet bu*rg, megjithëse raportohet se djali që mori vaksinën kishte shprehur dëshirën që kjo gjë të ndodhte.
Injeksionet mund të jenë të rre*zikshme nëse administrohen në mënyrë të gabuar. Mjekët dhe punonjësit e licencuar mjekësorë duhet të verifikojnë që një vaksinë nuk është e fal*sifikuar ose e skaduar. Pacientët gjithashtu duhet të pyeten për historinë e tyre mjekësore dhe të monitorohet reagimi pas vaksinimit.