Rreth 5 mijë vizitorë në Vodno fundjavën e kanë shfrytëzuar teleferikun nga “Sredno Vodno” deri në Kryqin e Mijëvjeçarit. Nga JSP “Shkup” thonë se fundjavën e parë, pas një pauze gati dy vjeçare, ka pasur interesim të madh dhe shumë qytetarë e kanë shfrytëzuar gjatë vizitës së tyre në Vodno.
“Të shtunën janë shitur 1500 bileta vajtje-ardhje dhe 350 bileta një drejtimshe dhe të dielën janë shitur 2000 bileta vajtje-ardhje dhe 450 bileta një drejtimshe. Janë respektuar protokollet e Covid-it, gjegjësisht në një kabinë mund të vendoseshin 4 persona”, thotë drejtori i JSP-së “Shkup”, Ivan Ilievski.
Teleferiku aktualisht nuk vlen për udhëtime falas për nxënësit ditën e mërkurë, për studentët të enjten dhe çdo ditë për pensionistët. Drejtori Ilievski thotë se për këtë do të vendoset më tej.
Nga e shtuna do të nisin linjat falas të autobusëve 25A dhe 25B, të cilët do të shkojnë në “Sredno Vodno” për fundjavë dhe u prezantuan për të nxitur mos shkuarjen me vetura në mal.Teleferiku do të funksionojë çdo ditë me përjashtim të çdo të hëne dhe të marte të fundit të muajit. Lejohet transportimi i një qeni shtëpiak me madhësi të vogël dhe të mesme dhe transportimi i një qeni shoqërues për personat me aftësi të kufizuara.
Çmimi i biletës vajtje-ardhje është 100 denarë, kurse për një drejtim 50 denarë.