Ky është orari i funksionit të transportit publik gjatë tre ditëve të ardhsme!


Tre ditët e ardhshme, Krishtlindje – 6 janar, Buzmi – 7 janar dhe të shtunën, 8 janar, autobusët e Ndërmarrjes për qarkullimit publik “Shkup”do të funksionojnë me itinerar të së dielës, me përjashtim të disa linjave.

“Të nderuar shfrytëzues të transportit publik, ju informojmë se nesër, e enjte (6 janar 2022 – Krishtlindjet), pasnesër, e premte (07 janar 2022 – Buzmi) dhe e shtunë (08 janar 2022), transporti publik do të funksionojë me orarin e të dielën, me me përjashtim të disa linjave, ndërsa tre biletari do të jenë në kujdestari. Teleferiku do të funksionojë normalisht”, informuan nga NQP.

Nga NQP theksojë se përjashtim nga itinerari i së dielës do të jenë linjat: 11 11a 18a 32 47a 55 55b 56 56a 81 118 160 dhe 164 të cilat nesër (e enjte 6 janar) do të lëvizin me itinerarin e së shtunës.

Kujdestare do të jenë nga ora 7 deri në ora 19 biletaritë e Qendrës së Transportit dhe Tregut të Gjelbër, ndërsa biletaria në Gjorçe Petrov nga ora 7 deri në ora 13.