Ish-mbrojtësi i famshëm i Real Madrid përfundon peshkatar: Nuk është turp jeta e detit


Karriera e Fabio Coentraos dukej e destinuar të ishte plot kënaqësi, por nuk ndodhi tamam kështu.

I fortë, i shpejtë, i aftë për të luajtur si në të majtë ashtu edhe në anën e kundërt.

Natyrisht, në vitin 2011, pas paraqitjeve të shkëlqyera të ofruara me fanellën e Benficas, Real Madrid e thirri për ta bërë galaktik.

Sa keq që diçka shkoi keq, sepse që nga ai moment kurba e portugezit, pavarësisht se palmaresi thotë ndryshe, ishte në zbritje. Dhe tani tridhjetë e tre vjeçari është… i zhdukur.

Të paktën nga pikëpamja futbollistike, sepse në realitet Coentrao ka gjetur një jetë të re. E cila në retrospektivë është shumë e lidhur me atë të vjetrën, para futbollit, kur portugezi ishte vetëm një fëmijë nga Vila do Conde që jetonte për futbollin dhe për detin. Siç shpjegoi ai në një intervistë për Empoëer Brand Channel, portugezi i është kthyer dashurisë së tij të parë: peshkimit.

“Njerëzit që e duan detin dhe që duan të jetojnë këtë përvojë duhet të ndjekin vullnetin dhe ëndrrën e tyre. Është një punë edhe për brezat e rinj. E nuk është turp jeta e detit, siç mendojnë shumë njerëz. Është një punë si shumë të tjera. Dhe nuk është vetëm kaq, deti është i çmuar dhe ne kemi nevojë për të, duhet të ketë njerëz që punojnë këtu. Njerëz që duhen respektuar si në çdo profesion tjetër”.

Coentrao e bleu varkën e tij kur ishte ende lojtar i Real Madridit, në një kohë kur dukej se nuk kishte kufi për të. Por pas një karriere që e çoi pa kontratë në moshën 33 vjecare, ajo varkë dhe deti i Vila do Conde janë streha e tij e sigurt.

“Unë vij këtu që kur kam lindur, babai im kishte një varkë, ishte peshkatar dhe unë shkoja shpesh me të, më pëlqente shumë. Kur kisha kohë ose isha me pushime vija këtu sa herë që mundja. Jeta ime ishte deti, deti dhe peshkimi. Dhe e dija që një ditë do të largohesha nga futbolli dhe se do të më duhej të merrja një drejtim të ri në jetë. Lumturia ime është kjo varkë dhe kjo është jeta që dua”, përfundoi ai.