Ganiu: “Viti 2022, qoftë vit i mirëqenies dhe i zhvillimit!”

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu përmes një postimi ka ururar qytetarët vitin e ri 202.
‘Bashkëqytetarë të mi të nderuar, Viti i Ri 2022 le të jetë një vit i arritjeve edhe më të mëdha për shtëpinë tonë të përbashkët ÇAIRIN, le të jetë vit i suksesit dhe prosperitetit për ju dhe familjet tuaja, vit me plot shëndet dhe begati për të gjithë.

Na presin shumë punë dhe angazhime për një jetesë sa më të mirë në Çairin tonë dhe bashkë me ju do të jemi partnerë në realizimin e tyre.
Qoftë ky vit i mirëqenies e i zhvillimit!
Gëzuar Viti i Ri 2022 dhe na priftë e mbara!-shkruan Ganiu.