Pavarësisht pandemisë e cila vitin e kaluar i kishte nxjerrë në ‘pauzë’ artistët, viti 2021 me qetësimin e valëve pandemike bëri që shumica prej tyre të shpërthejnë me projekte e koncerte të shumta.Kur flasim për klikimet, të blera ose jo vlen të theksojmë se “Youtube” mbetet përherë ‘peshorja’ e suksesit të secilit prej tyre.Kjo jo rastësisht pasi që kanali zyrtar “Youtube” na ka shërbyer dhe do na shërbejë që edhe këtë vit ti klasifikojmë “Top 20” këngët më të klikuara të vitit.
1.Butrint Imeri ft. Kida ft. Ledri Vula – Dale
Për 5 muaj që nga publikimi i bashkëpunimit mes Ledrit, Kidës dhe Butrintit ka arritur plot 75 milionë klikime në platformën “Youtube”. Ndonëse bashkëpunimi i parë mes 3 artistëve por ja që doli të jetë më i suksesshmi për këtë vit. 2.Dhurata Dora dhe Gims- Only You
Këngët e Dhurata Dorës përherë kanë arritur suksese të mëdha sa i përket klikimeve. Ngjashëm ka ndodhur edhe me bashkëpunimin e saj me reperin Gims e cila për 6 muaj që kur u lansua ka arritur të grumbullojë 5 milion klikime më pak se “Dale”, pra 70 milionë klikime, njëherish edhe duke u shndërruar në hitin e verës.3.Dhurata Dora dhe Noizy- Mi Amor
Pas projektit “Only You”, Dhurata u kujdes të sjellë edhe një tjetër super hit, por kësaj radhe me reperin shqiptar Noizyn. Bashkëpunimi u pëlqye shumë nga fansat e të dyve dhe arriti 60 milionë klikime në “Youtube”.
4. Cricket-Muma- Dafina Zeqiri- Pa ty
Një nga këngët që u dëgjua dhe stërdëgjua gjatë verës padyshim se është edhe bashkëpunimi i Dafinës , Cricket dhe Mumës duke arritur plot 46 milionë shikime në platformën e “Youtube” në versionin remix.5.Butrint Imeri- Dujem – Butrint Imeri nuk ka këngë që nuk i pëlqehet ndaj kënga e tij “Dujem” arriti 45 milionë klikime.6.Dhurata Dora-Harrom
Përveç me bashkëpunime Dhurata Dora sigurohet të godasë në shenjë edhe me këngë solistike. Ngjashëm ka vepruar me këngën “Harrom” e cila grumbulloi 41 milionë shikime në “Youtube”. 7.Dafina Zeqiri- Duro
“Duro” është kënga nga Dafina e cila s’kishte si të mos pëlqehej për shkak se kënga bart një mesazh të fortë për të gjithë ata që përballen me depresionin dhe problemet të tjera të shëndetit mendor. Kështu kënga mori 31 milionë klikime në “Youtube”.
8.Butrint Imeri- Kuku
Ka dy muaj që kur e lansoi projektin solo me titull “Kuku” dhe vetëm për kaq kohë Butrint Imeri arriti 31 milionshin e klikimeve.9. Elvana Gjata x Yll Limani -E di dhe Marre
Ani pse bashkëpunimi i parë mes dy artistëve të njohur shqiptar arriti mjaft sukses të madh e dëgjueshmëri në të gjitha platformat. Kështu vetëm në platformën e Youtube “E di x Marre” arriti 28 milionë shikime.10. Majk x Ledri- Marr
Si zakonisht projektet e të dy reperëve janë cilësuar përherë të suksesshme. Ndaj dhe projekti tyre “Marr” arriti 25 milionshin në Youtube.