Një sasi e madhe droge, rreth 100 kg dyshohet e llojit kokainë, është sekuestruar nga autoritetet e Shqipërisë.
Raportohet se sasia e drogës është sekuestruar ndërsa bananet shkarkoheshin në një magazinë.
Dyshohet se droga ka hyrë nga porti detar i Durrësit, vend ku kamioni ka qëndruar për rreth tre ditë, dhe vinte nga Ekuadori me një ngarkesë bananesh.
Konteineri me banane i dyshuar për ngarkesë të paligjshme është mbajtur nën vëzhgim nga policia dhe në momentin kur është tërhequr për t’u dërguar në destinacion ka ndërhyrë policia.
Mësohet se si rezultat i operacionit të monitoruar nga policia në bashkëpunim edhe me agjentë të SPAK janë ndaluar dy persona të dy me origjinë ekuadriane./tch/