Një 42 vjeçar ak*uzohet për keqpërdorimin e pozitës zyrtare


Një 42 vjeçar është ak*uzuar nga Prokuroria në lidhje me keqpërdorimin e pozitës zyrtare – ofiqar te Librat Amë në Gostivar.

Ai në kundërshtim me rregulloret e gjendjes civile, si zyrtar ka dhënë certifikatë të kurorëzimit dhe tri certifikata të lindjes, duke qenë i vetëdijshëm që personi që i ka marrë nuk është i autorizuar.

Aktakuza bazohet në nenin 352, paragrafin 1 në lidhje me nenin 45 nga Kodi Penal, në lidhje me keqpërdorimin e pozitës zyrtare