Masa disiplinore për policët që kanë shtyrë gazetarët gjatë daljes së Mijallkovit nga bur*gu


Dy policë nga bur*gu i “Shkupit” nuk kanë respektuar protokollet gjatë lirimit të ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov. Drejtori i bur*gut Filip Andov tha se janë marrë masa për konfirmimin e përgjegjësisë.

“Do të merren masa disiplinore për dy zyrtarë nga policia e bur*gut për mosrepektim të protokolleve për parabur*gim/personin e gjykuar deri në vendin e daljes nga bur*gu. Është konfirmuar se protokollet janë thyer dhe se po procedohet për të njëjtat”, tha për “A1on” Andov.

Kjo do të thotë se policia e bur*gut nuk mund ta largohen nga dera e bur*gut dhe se kompetencat e për arre*stimin e Mijallkovit mbarojnë kur ai u largua nga dera e bur*gut. Gjegjësisht policia e bur*gut nuk kanë të drejtë të dërgojnë të burgosurit deri tek automjeti privat jashtë derë së bur*gut.

Siç është njoftuar më herët policia e burgut në “Shkup” ka shtyrë gazetarët dhe kameramanët e televizioneve “A1on” dhe “Klan” gjë që kanë penguar në kryerjen e detyrës së tyre.