Ministria e Punëve njofton se pasditen e djeshme nga një aks*ident në rrugën Dibër-Mavrovë kanë humbur jetën dy persona.
Ak sidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Sudrinës”, ku një makinë e tipit “Jugo” me targa të Dibrës ka humbur kontrollin duke përfunduar në Lumin Radika.
“Shoferi M.R. (63) dhe pasagjerja M.R. (60) kanë ndërruar jetë në vendin e ak sidentit. Kontroll është kryer nga ekipi i Stacionit Policor Gostivar dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupat e pajetë janë dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.