Kriza energjetike ka kapluar Kosovën me reduktime të rrepta. Qytetarët të shqetëuar po ankohen rreth këtyre reduktimeve. Por, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, përmes një postimi në Twitter ka kërkuar nga minstria e Energjisë të shoh mundësitë e ndihmës për Qeverinë e Kosovës, rreth krizës energjetike.
“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”, ka shkruar kryeministri Rama.
E pas kësaj ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare Besa Kokëdhima, duke i kërkuar kryeministrit që këtë ndihmë të mos e dhuroj si borxh të falet. Këngëtarja këtë kërkesë e ka bërë përmes një postimi në Instagram.