E dehur tapë! Monika futet në ‘Jacuzzi’ me Arjolën!


Aktoret Monika Lubonja e Arjola Demiri kanë shijuar suitën luksoze brenda ambienteve të Big Brother VIP. Të dyja janë futur brenda në vaskë, duke shijuar hidro-masazhin që të dhuron ‘Jacuzzi’ dhe me një gotë shampanjë në dorë. Të dyja nisin të qeshin e të flasin dhe Lubonja falenderon Arban Osmanin për këtë dhuratë speciale, ndërkohë që vihet re se është në gjendje të dehur.

Monika Lubonja: Arbana pse më bën të futem në mëkat? Arjola Demiri: Por çfarë faji ka Arbana moj grua, ç’faj ka Arbana? Monika Lubonja: Dëgjo, ju lutem…. Arjola Demiri: Mbylli këmbët si fillim dhe drejto grykën e topit andej. Monika Lubonja: Nuk dëgjohet… Arjola Demiri: Prit, prit ta fikim këtë, çfarë po thoje… Monika Lubonja: Jo, jo, mos e fik atë….Isha vetëm, nuk di Arbana më ke çuar në një botë komplet tjetër Arbana, nuk e di, të dua.