Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në brifingun me gazetarë zbuloi se vitin e kaluar, në dhjetor, ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë në atë kohë, Ekaterina Zakharieva i ka dhënë propozim – marrëveshje për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Siç tha Osmani, dy nene ishin kontestuese nga kjo marrëveshje ku kërkohej që të nënshkruajnë se gjuha maqedonase ka dalë nga bullgarishtja, kurse kombi nga përpjekja për çlirim nga Perandoria Osmane.Ai ka shtuar se tani për tani nuk ka ndonjë ide për marrëveshje të re me fqinjin tonë.