Propozim-Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2022 me Propozim-Vendim për kryerjen e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2022 do të jetë në rend të ditës së seancës së tretë të sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit.
Në rend të ditës janë edhe propozim-vendimet për emërimin e anëtarëve të bordeve drejtuese të disa ndërmarrjeve publike: NP “Higjiena komunale”-Shkup, NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, NP “Parqet dhe gjelbërimet”-Shkup, NP “Rrugë dhe rrugica”-Shkup, NQP Shkup-Shkup, NP “Parkingu i Qytetit”-Shkup, NP “Lajka”-Shkup dhe NP “Deponia Drislla”-Shkup.
Mes pikave, për të cilat do të debatojnë këshilltarët e Qytetit të Shkupit janë edhe Propozim-Vendimi për ndryshimin e Vendimit për subvencionimin e NP “Parqe dhe gjelbërime”-Shkup, propozim-Plani i programeve për zhvillim për periudhën 2022-2024.