Nëse e shihni këtë person lajmërojeni Policinë e Kosovës


Policia e Kosovës kërkon ndihmë për gjetjen e këtij personi.
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një personi. Personi i kërkuar është Fiton Spahiu nga Gjilani. I kërkuari është 27 vjeçar dhe po kërkohet për këto vepra penale.

Vjedhje të rëndë, armëmbajtje pa leje, posedim të substancave narkotike dhe për vepra të tjera penale.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.