Sot policët e Departamentit të Punëve të Brendshme Qendër dhe Bit Pazar kanë arr*estuar F.M.(31) nga Shkupi.
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ai dyshohet se gjatë ditës ka kryer katër vepra penale “vj*edhje të rënda” dhe atë një në barnatore dhe tre në shitore në rrugën “Orce Nikollov”, “Mitropolite Teodosi Golloganov” dhe në sheshin “Maqedonia”, ku njëra prej tyre ka qenë ten*tativë dhe ka marrë mjete të ndryshme dhe para.
Në bisedë zyrtare me policët ai i ka pranuar veprat dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës.