QRPK: “Në Maqedoni brenda vitit janë kapur PCR teste të falsifikuara dhe substanca narkotike”


Qendra Rajonale për Punë Kufitare në Ohër, përgjegjëse për kufirin me Shqipërinë njofton se brenda vitit nga kontrollet e realizuara janë regjistruar parregullsi në kundërshtim me rregullat shëndetësore.

“Gjatë kontrollit të pasagjerëve, sipas rekomandimeve të Qeverisë, janë lëshuar gjithsej 1.572 deklarata dhe urdhra për persona për izolim, si dhe janë zbuluar 24 autorë të cilët kanë dorëzuar 20 teste PCR të falsifikuara dhe 4 vërtetime të falsifikuara për vaksinim”, thuhet në njoftim.Nga ky institucion thonë se është parandaluar edhe kontrabandë.

“Janë gjetur dhe sekuestruar 273 kilogramë marihuanë, si dhe një sasi e madhe mallrash të akcizës dhe mallra të tjera të ndryshme që ishin objekt i tregtisë së paligjshme”, theksohet në njoftim.

Ndërkaq, është parandaluar edhe emigrimi i paligjshëm.

“Në zonën e emigracionit, gjatë kalimit të paligjshëm janë zbuluar dhe parandaluar 128 persona, shumica shtetas shqiptarë, ndërsa 26 persona janë migrantë nga India, Siria, Pakistani, Maroku”, thuhet mes tjerash në njoftim.