Zgjidhet udhëheqësia e re e LSDM-së!


Socialdemokratët zgjodhën edhe anëtarët e rinj të Këshillit, Qendror, Këshillit Ekzekutiv dhe Nënkryetarët e partisë.

Nënkryetarë të LSDM-së tashmë nuk do të jenë Ministrja e Arsimit Mila Carovska, ai I shëndetësisë Venko Filipçe dhe Ministri I Brendshëm Oliver Spasovski. Në këtë post zgjidhen Fatmir Bytyqi – Zv/Kryeministër për Çështje Ekonomike, bashkë me Bisera Kostadinovskën, Pero Kostadinov dhe Stefan Bogoev. Sekretar I ri organizativ zgjidhet Vangel Andreski, Sekretar për Bashkëpunim Ndërkombëtar – Bojan Mariçiq kurse Sekretar I Përgjithshëm I partisë, Mile Zeçeviq.

Deputetja Daniela Koleva, Shefi I Kabinetit të Venko Filipçes në Shëndetësi, Driton Ismaili, ish-Sekretari I Përgjithshëm, Andrej Petrov, Mishko Ralev, Nikola Rilak janë emrat e rinj në Këshillin Ekzekutiv.Në këtë trup partiak nuk do të jenë emrat e Muhamed Zeqirit, Nikola Boçvarskit e Vasko Kovaçevskit.

Është formuar edhe Këshilli për krijimin dhe implementimin e politikave, për të cilin, lideri Kovaçevski tha se bëhet fjalë për një trup ndihmës të Kryetarit partiak që duhet të krijojë këshilla dhe politika për të ndjekur dhe përshpejtuar implementimin e projekteve.