Ja kur do të tregoj KRRE se sa do të shtrenjtohet energjia elektrike në Maqedoni

ilustrim

Për nesër është caktuar seanca përgatitore, në të cilën Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), para kompanive energjetike do të prezantojë mekanizmat që do t’i aktivizojë gjatë sjelljes së vendimit për çmimin e energjisë elektrike.
Siç informoi zëdhënësja e KRRE, Marina Uzunov, bëhet fjalë për proces kompleks dhe në kohë të krizës energjetike, kërkoi që të solidarizohen të gjitha palët.

Ndryshe, më së voni deri të premten KRRE duhet ta sjellë vendimin për çmimin e energjisë elektrike për shfrytëzuesit në tregun rregullator, që do të vlejë gjashtë muajt e parë të vitit 2022.
KRRE ende i analizon kërkesat e kompanive energjetike, të cilat të gjitha kanë kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike./Telegrafi/