Tragjedi në Hamburg të Gjermanisë: Gjakovari vr*et dy djemtë e tij më pas veten


Një burrë shqiptar i moshës 44 vjeçe, dyshohet se ka vrarë dy djemtë e tij të moshës 11 dhe 13 vjeç, dhe më pas veten mbrëmë në Hamburg të Gjermanisë.

Siç raporton Shërbimi i Transmetimit Publik të Bavarisë, br.de, që të tre personat u gjetën pa shenja jete në një ndërtesë banimi në Glinde, pranë Hamburgut, ndërkohë autoritetet thonë se hetimet e para çojnë në dyshimin për vrasje.

“Të dy fëmijët dhe dy të rriturit janë gjetur në shtëpi me plagë me armë zjarri. Por shërbimet e urgjencës nuk mund të shpëtojnë më fëmijët. Edhe 44-vjeçari ka ndërruar jetë pak më vonë, pavarësisht masave të ringjalljes. Vetëm një grua 38-vjeçare ka shpëtuar dhe është dërguar në spital me plagë të rënda“, raportojnë mediat atje.
Ndërkaq, sipas informatave të deritashme në këtë rast, dyshohet se bëhet fjalë për një familje kosovare nga Gjakova, megjithatë kjo akoma nuk është konfirmuar.

Përveç të vrarëve, e plagosur është gjetur edhe një grua 38 vjeçare, e cila raportohet të jetë nëna e dy fëmijëve të vrarë.