Mjeku Pëllumb Pipero tha se në krahasim me Deltën, Omicroni është më i transmetueshëm teksa shtoi se personat të cilët e kanë kaluar virusin apo kanë bërë vaksinën para 3-4 muajsh janë më të mbrojtur.
Arsyeja është se vaksina ose imuniteti natyral e detektojnë shpejt virusin dhe nuk lënë të hynë në qelizë.
“Ne nuk mund të themi që brenda një grupi, njëri është më shumë pak më pak agresiv. Klinikisht Omicroni paraqitet më i lehtë. Se si do të vijojë do ia lëmë kohës. Studimet e deritanishme janë kontradiktore, praktikisht, studimet janë konfuzione mbi evidenca sesa studime të mirëfillta.
Një gjë është e sigurt, së pari, transmetueshmëria e Omicronit është shumë herë më e madhe se e Deltës. Ky virus i shmanget dukshëm mburojës imunitare edhe asaj natyrales dhe vaksinës.
Për këtë arsye ka diskutim të shkencëtarëve sot në botë. Prandaj themi që një person që e ka kaluar virusin para 3-4 muajsh apo ka bërë vaksinën para 3-4 muajsh e ka më të vështirë të infektohet sepse e detektojnë shpejt virusin dhe nuk e lënë të hynë në qelizë. Këtë kemi bërë bisedë me mjekun para disa ditësh në oborrin e spitalit”, tha ai për emisionin “Open”.