Falë bizneseve si Kaçamaku libraria Nobel iu shmang mbylljes!


Pas informatave se libraria Nobel rrezikon të mbyller bizneset u vunë në funksion që t’japin kontribut për t’i ndihmuar!

Nga Nobel informojnë:

“Të nderuar blerës dhe dashamirë të librit!

Falë interesimit tuaj të madh, proaktivitetit dhe iniciativës që shprehët përmes blerjes së librave, ju informojmë se libraria Nobel në Shkup iu shmang rrezikut të ndërprerjes së aktivitetit të saj. Për këtë, mirënjohje e falenderime të posaçme u takojnë edhe një numri të bizneseve dhe mbështetësve si Kaçamaku, që pa asnjë ngurrim dhe me entuziazëm të madh mundohen t’i dalin në ndihmë librit shqip dhe librarisë së vetme shqipe Nobel në Shkup.

Gjithashtu ju informojmë se ofertat e festave të fundvitit do vazhdojnë me zbritje prej 10% deri më 31 dhjetor, andaj nxitoni t’i shfrytëzoni çmimet e volitshme t’i bëni këto netë të paharrueshme dhe magjike për ju dhe të dashurit tuaj!

Ju mirëpret
Libraria Nobel, Shkup.”