Qeveria e Maqedonisë do të ndajë gjashtë milionë denarë ndihmë për Greqinë, ndërsa Bashkia e Shkupit një milion denarë.
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se është formuar edhe trup koordinativ i cila do të ndjek situatën në bazë ditore dhe do të koordinoj ndihmë humanitare adekuate.
“Qytetarët tanë me keqardhje po i pranojnë lajmet për humbjet e mëdha në zjarret katastrofale në Greqi në rrethinën e Athinës. Shprehim ngushëllimet tona deri tek populli grek dhe të gjithë familjarët të cilët në këtë tragjedi kanë humbur të afërmit e tyre”, ka shkruar Zaev.
Përndryshe, Athina është pushtuar nga flakët me një bilanc tragjik viktimash, ku deri tani janë konfirmuar të paktën 60 të vdekur dhe 170 të lënduar, por autoritetet greke shprehen se numri mund të jetë shumë herë më i lartë.