Bekteshi: “Nga 1 janari 100 për qind mëditje më e lartë për punë të dielën në tregti!”


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se me fillim prej 1 Janarit të vitit 2022 do të ketë 100 për qind mëditje më e lartë për punë të dielën në tregti!

“Nga 1 janari 100 për qind mëditje më e lartë për punë të dielën në veprimtarinë e tregtisë!

Nga 1 janari 2022, të gjithë punonjësit që merren me tregti do të kenë mëditje 100 për qind më të lartë.

Sipas ndryshimeve të Ligjit për tregtinë që u miratuan në Kuvend, duke filluar nga 1 janari 2022, të punësuarit në qendrat tregtare, shitësit brenda pikave të karburantit, tregtarët me pakicë me një të punësuar, të cilët do të punojë të dielën, do të marrin dyfishin e pagës ditore, përkatësisht mëditjen e rritur për 100%.

Këta tregtarë do të duhet të paguajnë edhe shtesë prej 2% të fitimit të realizuar në qendrat tregtare gjatë vitit paraprak për punën gjatë të dielave dhe festave, kurse mjetet do të përdoren për ndërtimin e kopshteve të reja për fëmijë” – ka shkruar Bekteshi.