Portieri që qëndroi i vetëm në fushë për 20 minuta për shkak të mjegullës


Në vitin e largët 1937, po luhej ndeshja mes Chelseat dhe Charlton. Por, kjo ndeshje u ndërpre në minutën e 60-të për shkak të mjegullës së madhe.

Ndërsa, portieri i ekipit mysafir, Charlton, qëndroi i vetëm në fushë për më shumë se 20 minuta, duke mos e ditur se ndeshja është ndërprerë. Kjo situatë, vazhdon të komentohet dhe kthehet në kujtime edhe sot nga shumë media të sportit.