Tesla çaktivizon funksionimin e lojërave gjatë vozitjes


Tesla ka rënë dakord të bëjë ndryshime në funksionin e saj Passenger Play që lejon lojërat të luhen në ekranin e saj me prekje ndërsa makina është në lëvizje.

Sipas medieve të huaja, një vendim i tillë pason një hetim të nisur nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA (NHTSA).

Agjencia tha se ishte informuar nga Tesla se një përditësim i softuerit do ta çaktivizonte funksionin gjatë vozitjes.

Firma e makinave të Elon Musk ishte përballur me kritika se një gjë e tillë ishte e rrezikshme.

New York Times raportoi se Tesla kishte kontaktuar drejtpërdrejt me NHTSA.

“Passenger Play tani do të jetë i kyçur dhe i papërdorshëm kur automjeti është në lëvizje,” tha agjencia për gazetën.

Ndërkohë që Tesla nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare për këtë çështje.