Edhe Zvicra mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike


Zvicra mund të mbetët në errësirë nga ndërprerja bërthamore franceze.
Në Francë, 15 reaktorë bërthamorë nga 56 gjithsej, u mbyllën ditët e fundit për shkak të punëve të mirëmbajtjes ose prishjeve.

Meqenëse Zvicra importon energji elektrike në dimër nga vendet fqinje dhe Franca është një nga furnizuesit e saj, ekziston shqetësimi për ndërprerjet e energjisë elektrike gjatë festave të Krishtlindjeve, shkruajnë mediat zvicerane.

Komisioni Federal i Energjisë Elektrike, megjithatë, tha se pavarësisht mbylljes së termocentraleve në Francë, “siguria e furnizimit me energji elektrike të Zvicrës nuk është e kërcënuar në këtë moment”.

Por, sipas një raporti nga Departamenti Federal i Mjedisit, Transportit, Energjisë dhe Komunikimeve (DETEC), disa faktorë mund të kontribuojnë në mungesën e energjisë elektrike në Zvicër dhe “mosdisponueshmëria e 30 për qind e flotës bërthamore franceze është pjesë e saj”.

Zviceranët mund të fajësojnë Francën, nëse për pak ditë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. /Albinfo.ch