Partitë premtuan, por ende nuk janë dakorduar për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura. Me këtë do të avancohej demokracia në Maqedonia, ishte përfundimi nga konferenca përmbyllëse në temë “Ndryshimi dhe plotësimi i Kodit Zgjedhor – lista të hapura”.
“Pikërisht listat e hapura, para së gjithash një njësi zgjedhor është një lloj garancie për demokraci të qëndrueshme. Për një demokraci në të cilën asnjëra prej partive më të mëdha politike nuk do të thotë se e ka dhe nuk do të mund ta ketë pushtetin absolut, gjegjësisht neglizhencën absolute e ndonjëherë edhe papërgjegjësinë. Duhet të kuptojmë një gjë – motra e politikës është kompromisi, dialogu, motra e politikës është negocimi, motra e politikës është se çdo politikan a politikane duhet të kuptojë se në politikë duhet pranuar kërkesat dhe pritjet e palës tjetër”, tha Bojan Kordallov, komunikolog.
Nuk është arritur konsensus mes partive politike për ndryshim të modelit dhe për zbatim të votimit me lista të hapura për këshilltarë në zgjedhje lokale. Ndryshimet e Kodit Zgjedhor i zgjoi partitë më të vogla parlamentare, të cilat nga kabineti i ri qeveritar kërkojnë që kjo çështje të jetë prioritet në programin e saj.
“Nuk është arritur konsensus mes partive politike për ndryshim të modelit dhe për zbatim të votimit me lista të hapura për këshilltarë në zgjedhje lokale. Në të gjitha takimet është biseduar edhe për njësitë zgjedhore dhe për këtë duhej të kishte konsensus të gjerë, koheziv dhe ndërpartiak, i cili kërkonte më shumë kohë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare e cila do të ishte e barabartë për të gjithë“, pohoi Herolind Sakipi, mobilizues i komunitetit.
Këto ditë vërehen lëvizje të reja në drejtim të kësaj teme, mes të tjerash edhe në bisedat me liderin e ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, që ishin nxitur nga ana e përfaqësuesve të partnerëve më të vegjël të koalicionit në përbërjen aktuale të Qeverisë.
Kërkesa e përbashkët e përfaqësuesve të RDM-së, Lidhjes Demokrate dhe PLD-së është një njësi zgjedhore, të mos ketë prag zgjedhor, lista të hapura dhe model proporcional. Janë përmendur edhe disa afate, gjegjësisht ndryshimet e Kodit Zgjedhor të cilat janë në procedurë parlamentare, të sillen deri më 15 janar të vitit 2022. Duke pasur parasysh se kërkesat për ndryshim të Kodit Zgjedhor janë në kuadër të pritjeve të tjera të partnerëve qeverisës, për mbështetje të përbërjes së re qeveritare, me sa duket zbatimi i tyre vazhdon të mbetet pikëpyetje. Partnerët e deritanishëm të koalicionit theksojnë se kërkesat e tyre nuk janë kusht që ta japin mbështetje gjatë votimit të Qeverisë së re.