Drejtori jep alarmin: Shqipëria është e rrezikuar nga zjarret


Nisur nga gjendja alarmante nga flakët në Greqi, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj në një intervistë tha se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e ngjarjeve të tilla në kryeqytetin shqiptar.

Ai u shpreh Shqipëria është e rrezikuar nga zjarret për shkak të temperaturave dhe terrenit, por jo në nivelin e Greqisë. Megjithatë ai deklaroi se gatishmëria është e plotë për të përballuar situatat e tilla nëse do të ketë. Goxhaj tregon se cilat janë zonat më të rrezikuara dhe si duhet të veprojnë qytetarët.

“Shqipëria është e rrezikuar nga zjarret jo në nivelin e Greqisë, por është e rrezikuar për shkak të temperaturave dhe terrenit. Ne kemi zonat problematike të evidentuara, ku ka shkurre dhe kullota, kemi kohë që përgatitemi. Jemi pozicionuar shumë mirë për të përballuar situatën.” u shpreh ai për Report Tv.