Ky është qeni në Istog që e di matematikën! (VIDEO)


Xhungo është qeni i një djaloshi të ri nga Istogu, Fatlum Ademaj. Ai e kishte marrë këtë qen kur ishte 1 vjeç dhe tani ai është 2 vjet e gjysëm, shkruan Pa Censurë.
Përmes videove që kishte shikuar në rrjete sociale e në Youtube, Fatlumi trajnoi qenin e tij dhe i kushtoi shumë kohë atij. Ai e mësoi se si të jetë i dashur me të pastaj edhe me antarët e familjes.

Çka është interesante tek ky qen është inteligjenca e tij. Xhungo është shumë i aftë e sidomos në fushën e matematikës. Si fillim, Fatlumi i kishte mësuar atij numrat pastaj edhe mbledhjen dhe zbritjen e tyre. Xhungo, përmes të lehurës së tij, i përgjigjet Fatlumit në pyetjet që i bën./Pa Censurë
Për më shumë ndiqeni videon: