Avokati i Mijallkovit: “Klienti im mbeti edhe pa pasuri, edhe pa liri”

epa07180221 (FILE) Saso Mijalkov (C), former chief of Macedonian counter-intelligence, with his bodyguards leaves the court in Skopje, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 15 November 2018 (issued 20 November 2018). Accordinf to reports, Saso Mijalkov, former chief of Macedonian counter-intelligence and close associate and a relative to the ex Prime Minister Nikola Gruevski, was arrested and taken into custody on 20 November on request of the special public prosecution. After Gruevski's escape to Hungary, upon having been sentenced to two years in prison, the Criminal Court in Skopje decided on custody as precaution for several close associates of Gruevski, who also are on trial for many criminal activities. Gruevski was granted political asylum by Hungary. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Ish-shefi i shërbimit sekret Sasho Mijallkov megjithatë do të qëndrojë në paraburgim edhe për së paku 30 ditë, pasi Gjykata Themelore Penale në procedurë urgjente e pranoi propozimin e prokurorisë. Gjykata e apelit paraprakisht lejoi lirimin e tij me garanci prej 11 milionë euro, por Prokuroria dorëzoi kërkesë për masën e paraburgimit prej 30 ditësh për rastin “Parcelat në Vodno”.

Avokati i të akuzuarit Sasho Mijallkov thotë se ministri i Drejtësisë ka bërë presion të paparë dhe më këtë sipas tij u dëshmua edhe një herë se Qeveria fut duart në punën e gjyqësorit.

“Ministri i Drejtësisë ka bërë presion të pa parë si pushtet ekzekutiv edhe ndaj gjykatës edhe ndaj këshillit gjyqësorë, me këtë po tregohet se pushteti ekzekutiv nuk është i përgatitur që të largohet nga ndikimi ndaj pushtetit gjyqësorë, ku sipas të gjitha gjasave nuk është e qartë se gjyqësori është në degë shumë të ultë dhe kjo që ndodhi mbrëmë e hodhi edhe më poshtë”, deklaroi Zvonko Davitoviç – avokat i Sasho Mijallkovit.

Avokati gjithashtu ankohet se Mijalkov mbetet edhe pa paratë e garancisë por edhe pa liri.
“Gjykata themelore nuk kishte virtyt, dhe nuk mundet as nuk duhet ta shfuqizojë garancinë, ndërsa tani ndaj Mihajllkovit kemi paraburgim, kemi garancinë, kemi masa kujdesi që është e pa tolerueshme dhe kundër ligjit dhe kundër standardeve ndërkombëtare”, tha më tej Davitoviq.

Avokati tha se rastin do ta dërgojnë edhe në gjykatat ndërkombëtare. E dje pati reagime të shumta për tentativën për lirimin e Mijallkovit. Vendimin e Apelit e ka quajtur skandaloz zv. kryeministri Lubço Nikollovski, i cili tha se me këtë varroset besimi në sistemin gjyqësor. Për liderin e opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski vendimi i Apelit ishte teatër, ndërsa Aleanca për Shqiptarët fajësoi pushtetin.