Për 58.4% e të rinjve, papunësia është problemi kryesor me të cilën ballafaqohen. Të rinjtë nuk janë të kënaqur me cilësinë e masave dhe politikave aktuale për të rinjtë, ndërsa sa i përket standardit jetësor, të rinjtë shprehen se është standardi i ulët.
Këto janë rezultatet e hulumtimit që u financua nga Bashkimi Evropian me projektin “Pjesmarrja rinore për zhvillim të fuqishëm të bashkësisë”.
Sipas hulumtimit, 58.4% e të rinjëve konsiderojnë se papunësia është problemi kryesor, ndërsa më pas vjen pavarësia ekonomike dhe materiale. Po ashtu si probleme ceken alkooli, varësia nga drogat, delikuenca me 45.9%. Për standardin jetësor, të rinjtë e ndajnë mendimin se është i ulët.
Në prezantimin e sotëm të hulumtimit u theksua se digjitalizimi i arsimit është hap pozitiv, por problemi qëndron se jo të gjithë nxënësit kanë mundësi të barabarta për mësim.
Të rinjtë shprehen se reformat dhe digjitalizimi i arsimit janë procese që duhet diskutim dhe debat për të gjetur zgjidhjet. Sipas të rinjve, nxënësit dhe prindërit nuk janë të përfshirë dhe konsultuar në procesin arsimor.
Ata po ashtu nuk janë të kënaqur me masat dhe politikat ekzistuese për të rinjtë siç janë politika për shëndetësi, arsim, punësim dhe kulturë. Po ashtu një pjesë e të rinjve, 28.8% dinë për Ligjin për pjesmarrje rinore dhe politika rinore, dhe më pak dinë për Strategjisë Nacionale 2016-2025 me 19.4%.
Vetëm 20.3% e të rinvje në 12 muajt e fundit kanë marrë pjesë në proces të sjelljes së vendimeve në shkolla, fakultet, komunë ose në institucion qeveritar. Vetëm 30.6% kanë dhënë qëndrim në media sociale në 12 muajt e fundit.
Alarmante është e dhëna se vetëm 22.9% e të rinjve kanë dëgjuar për këshille rinore që tregon se këshillet rinore nuk prekin të rinjtë.