Encën e ka zënë ‘halli’, kërkon mendimin e fansave


Ndonëse kohët e fundit nuk ka sjellë një projekt të ri muzikor, Enca vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale. Ditët e fundit, pushimet dhe festat janë kryefjala e postimeve të saj pasi herë pas here ka ripostuar setet fotografike të vitit të shkuar të dedikuara për këtë periudhë.

E meqenëse ndodhet në këtë linjë postimesh, këngëtarja është shfaqur e pavendosur për veshjen e saj në mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Ndaj, Enca ka kërkuar mendimin e ndjekësve për fustanin e zgjedhur, i cili përveç ngjyrave, ka edhe detaje mjaft provokuese.

Ajo nuk e ka provuar si duhet pasi thjesht ka veshur pjesën e rripave, ndërsa fustani vezullues varet përpara, por duke nxjerrë në pah vithet e këngëtares, të anuara nga njëra anë. Gjithashtu, fustani ekspozon edhe dekoltenë pasi është mjaft i hapur në pjesën e sipërme si dhe anash.

“A duhet ta vesh këtë në mbrëmjen e Vitit të Ri?”, shkruan Enca në diçiturën e postimit.