Ndërroi jetë gazetari Risto Popovski, themeluesi i “Makfaks”

Mbrëmë, në moshën 74-vjeçare ndërroi jetë gazetari i njohur maqedonas, Risto Popovski pas një sëmundje të shkurtër, transmeton Portalb.mk.

Ai la pas një karrierë të gjatë dhe të pasur. Popovski ka punuar si gazetarë për Radio Shkupin dhe Agjencinë e Lajmeve “Tanjug”, ai ka qenë edhe korrespodent nga Moska gjatë kohës së ndryshimeve historike në fillim të viteve 90.

Në vitin 1992 Popovski e ka themeluar Agjencinë private të pavarur të lajmeve “Makfaks”, agjencia a parë private në ish-Jugosllavinë.

Qëndrimet e tij gazetareske si komentues i publikonte edhe në javoren “Globus” dhe gazetën ditore “Slloboden Peçat”, ai gjithashtu ka qenë edhe komentues nga Maqedonia për Al Xhazaira Ballkans. Ai është edhe fitues i çmimit për vepër jetësore nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Popovski ishte edhe një ndër iniciatorët për themelimin e platformës CIVIL – Qendra për Liri.