Avokati i Sasho Mijallkovit, Xvonko Davidoviq konsideron se dalja e klientit të tij nga parabu*rgimi është “vlerë evropiane”.
“Fillojnë të ringjallen vlerat evropiane në vend për shkak se një garanci e madhe ende nuk është ofruar deri tani. E paqartë ishte se një herë u refuzua garancia”, u shpreh Davidoviq.
Sipas tij, momentalisht zbatohet vendimi në Kadastër që të vendoset në hipotekë pronar, përkatësisht garancia dhe më pas do të zbatohet vendimi dhe Mijallkov do të jetë i lirë nga parabu*rgimi.
Kujtojmë se ish-drejtori Sasho Mijallkov dha 11 milionë euro garanci për t’u liruar nga paraburgimi dhe gjykata e pranoi.