Mijallkov lirohet nga paraburgimi por me një kusht!


Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, po lirohet nga paraburgimi. Gjykata e Apelit në Shkup ka pranuar garancinë prej 11.106.501 euro, konfirmoi gjykata e shkallës së dytë.

Ankesa e tij u miratua, ndërsa urdhri i paraburgimit u zbut duke pranuar lirimin me kusht.Gjyqtarët e apelit ndaj tij kanë vendosur masën e sigurimit, përkatësisht konfiskimin e pasaportës dhe detyrimin për t’u paraqitur në gjykatë.

Pas pranimit të garancisë prej 11 milionë euro, ish-kreu i DSK-së duhet të lirohet nga paraburgimi kur të përfundojnë procedurat administrative duke lënë peng pronën e ofruar si garanci dhe se nuk do të arratiset.

Mijallkov po vuan masën e parabur*gimit për rastin “Thesari”, për të cilën është dënuar me 8 vite burg.