Ministri i Shëndetësisë në largim Venko Filipçe, nëpërmjet mediave ka këshilluar ministrin e ardhshëm të Shëndetësisë, Bekim Sali nga Alternativa që të jetë transparent dhe i hapur për gazetarët.
“Bekim Salin nuk e njoh personalisht, dëshiroj të inicioj takim dhe sigurisht do të ndodh në periudhën e ardhshme, dhe kjo është normale dua që t’i përcjell pjesën që nënkuptim riorganizimin e sistemit shëndetësor. Në lidhje me porosinë, për çdo funksionarë që do të jetë nga tani e tutje, që të jenë transparent dhe të hapur për gazetarët”, tha ministri i Shëndetësisë në largim Venko Filipçe.